Vendosni fjalën kyçe....

Dhunonte gruan dhe fëmijët, policia i gjen armë dhe fishekë në banesë


Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje, ndërsa bën me dije se ka arrestuar në kohë një 42 vjeçar, pas dhunës ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *