Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Shijak, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar


Policia ka shpallur në kërkim një person për ngjarjen e djeshme në Shijak ku u qëllua drejt një makine ku ndodheshin dy persona në të.

Policia njofton se është shpallur në kërkim shtetasi I.B 27-vjeç.

Mbrëmjen e djeshme shtetasi qëlloi në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi F.K 30-vjeç ku ndodhej edhe shtetasja Xh.K 30-vjeç.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *