Vendosni fjalën kyçe....

S’ka ndryshim masash lidhur me Covid-19, mbeten në fuqi të njëjtat edhe për dy javë


Nuk ka ndryshim masash në vend lidhur me Covid-19.

Ka qenë ky vendimi i marrë nga Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e sotme.

Universitetet do vijojnë të bëjnë mësim online si dhe gjimnazet me përjashtim të maturantëve.

Po kështu ora policore do vijojë të zbatohet nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit me përjashtim ata që kanë justifikime pune apo shëndetësore.

Baret e restorantet do mbyllen në orën 20:00 e më pas mund të punojnë duke marrë porosit e duke shpërndarë ushqime në banesat e klientëve.

Sipas vendimit që mbetet i pandryshuar, ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave, gjë që sipas Rakacollit duhet t’i nënshtrohet edhe tubimet elektorale.