Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza sërish për aferën e incerenatorëve: Qytetarëve u janë grabitur 110 mln euro


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve.

Në një komunikim për mediat, Berisha u ndal tek Inceneratori i Tiranës, ku tha se është afera më e madhe deri më sot, pasi i ganë grabitur shqiptarëve paratë dhe nuk ekziston asnjë incenerator.

Berisha theksoi se Florian Pustina është angazhuar si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, nga miku i tij Veliaj, që ka kontraktuar studion e Pustinës, ndërsa shtoi se e punësuar është edhe edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka.

“Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, por është miku i tij me kokë, Lal Djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës, në të cilën ishte punuar edhe zonja Veliaj, por edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka. Kjo e fundit, në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, do paraqiste në parlament me urgjencë, amendamentin personal për shtesën për djegësin e Lal Djegësit. Klani i plehrave në përputhje me nenin e koncesioneve, nuk anulojnë koncesionin për të cilin janë paguar deri tani 110 milionë euro dhe nuk është ndërtuar asnjë prej objektet në kontratë”, ka thënë Berisha.