Vendosni fjalën kyçe....

Tallet me aksidentin që la guvernatorin të paralizuar, gjyqtarja demokrate kërkon falje


Një gjykatëse demokrate në Teksas ka kërkuar falje pas deklaratave të rënda të saj kur tha që guvernatori i shtetit, Greg Abbott “i urren pemët sepse një i ra sipër”, duke iu referuar një aksidenti të ndodhur  35 vjet më parë i cili e la Abbottin të paralizuar.

Gjykatësja e rrethit të Travisit, Sarah Eckhardt, i bëri deklaratat gjatë një diskutimi në Texas Tribune Festival në Austin.

“Unë dua të kërkoj falje nga guvernatori Abbott. Unë bëra një koment të ashpër që ishte i papërshtatshëm. Komenti nuk bëri asgjë për të çuar më tej debatin në të cilin po merrja pjesë. Edhe pse Guvernatori dhe unë nuk jemi dakord për një numër çështjesh, ky nuk është justifikim”, tha Eckhardt, citon Fox News.

Guvernatori Abbott, mbeti i paralizuar që nga viti 1984 kur një pemë lisi ra mbi të ndërsa ai po vraponte në Houston. Që nga ajo kohë ai ka përdorur një karrige me rrota për të lëvizur.

Kryetari i Partisë Republikane të Qarkut Travis, Matt Mackoëiak tha që komenti i Eckhardt tregoi një “mungesë të thellë dhembshurie” ndaj një personi me aftësi të kufizuara.

“Gjykatësja Eckhardt me sa duket beson se paaftësia e tij mund të përdoret për tallje nëse e ndihmon të bëjë një argument politik. Kjo shaka përfaqëson një mungesë të thellë dhembshurie nga Gjykatësja  Eckhardt. Nuk ka vend për të fyer amerikanët me aftësi të kufizuara dhe qjykatësja Eckhardt duhet të dijë më shumë se aq.“, tha ai në një deklaratë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *