Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplaset me kamionin, 36 të vdekur e 36 të plagosur në Kinë


Të paktën 36 njerëz kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas me një kamion në Kinën lindore.  Hetuesit besojnë se aksidenti ka ndodhur kur autobusi që transportonte 69 persona, doli nga autostrada për shkak të një gome të rënë. Autobusi më pas u përplas me një kamion, i cili po transportonte tre persona dhe po lëvizte në drejtim të kundërt.

BBC” shkruan se kjo ndodhi në provincën Jiangsu në Kinën Lindore. Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë relativisht të zakonshme në Kinë, ku rregullat e trafikut shpesh nuk zbatohen.

Përveç 36 viktimave, 36 persona të tjerë u raportuan se ishin plagosur nga përplasja, nëntë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *