Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pas Holandës të tjera shtete do vendosin vizat për Shqipërinë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë, lidhur me lëvizjen e lirë të shqiptarëve në evropë duke thënë se të tjera shtete përveç Holandës do shqyrtojnë vendosjen e vizave.

Gjatë një interviste në ABC Neës, Berisha tha se Shqipëria nuk do të përfitojë hapjen e negociatave ndryshe nga Maqedonia.

“Mbretëria e Holandës është një nga vendet më të respektuara në botë. Nëse qeveria holandeze e merr këtë kërkesë e shqyrton me seriozitet. Janë vende të tjera që po shqyrtojnë këtë vendim.

E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia e Veriut ka shtet, ndërsa Shqipëria ka narko shtet”, tha ai.

Berisha tha gjithashtu se PD nuk ka lobuar kundër hapjes së negociatave, duke shtuar se asnjë nga 13 kushtet nuk është plotësuar. “PD nuk ka lobuar dhe nuk lobon kurrë që Shqipërisë të mos i hapen negociatat. PD ka lobuar vjet që Shqipërisë t’i hapen negociatave por t’i përcaktoheshin kushtet për në vazhdim.

Edhe sot, PD nuk thotë të mos hapen negociatat, përkundrazi por ato të kushtëzohen me një seri procesesh dhe vlerash që janë të domosdoshme. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur 13 kushte. Në mënyrë të vetme asnjë prej tyre nuk janë plotësuar”, theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *