Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Beatriçe fejohet me biznesmenin italian (FOTO)


Princesha Beatrice është fejuar me manjatin italian të pronave, Edoardo Mapelli Mozzi, ka njoftuar Buckingham Palace.

Pas një romance që zgjat prej disa muajsh, vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut u fejua me Mozzi-n në Itali, ndërsa ceremonia martesore, sipas Pallatit Mbretëror, do të mbahet vitin e ardhshëm.

Princesha Beatrice kishte veshur për ceremoninë një fustan me lule 700 euro të markës “Zimmerman”, mbante një byzylyk Carier, që kushton rreth 3.000 mijë euro dhe unazë “Shaun Leane” 3.5 karat, me vlerë 100 mijë paund.

Duke postuar fotografitë në llogarinë e tij në Instagram, Edoardo bëri dedikimin prekës: “Ti kurrë nuk do të jesh vetëm dashuria ime, zemra ime është shtëpia jote. Dorë për dore, sot, nesër dhe përgjithmonë. “

Edoardo ka qenë i fejuar më parë me Dara Huang dhe ka një djalë 2-vjeçar me të. Biznesmeni italian përflitet se nisi të dalë me princeshën britanike, ndërkohë që ishte ende në lidhje me Dara Huang.

Madje kur lidhja e tyre u zbulua, u përfol se ishte Beatrice shkaktarja që Mozzi i dha fund me Huang.

Megjithatë pavarësisht këtyre fjalëve, Huang ishte ndër të parat që ka uruar Edoardon dhe Beatricen për fejesën e tyre. “Uroj më të mirën për Edo dhe Beatrice dhe mezi pres të bashkojmë familjet tona”, tha ajo për MailOnline.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *