Vendosni fjalën kyçe....

Peshkatari kap peshkun 3 milionë euro por e liron prapë


Një peshkatar ka zënë peshkun tuna më të madh të kapur ndonjëherë në Irlandë, një tuna blu plot 270 kilogramë dhe 2.5 metra e gjatë, por megjithëse vlente miliona euro, ai e ka lëshuar sërish në det.

Peshku kushtonte plot 3 milion euro, por u kap gjatë një eventi të përvitshëm të dhjetra peshkatërëve të cilët nuk kanë për qëllim përfitimet financiare. Ata i lirojnë të gjithë peshqit që kapin gjatë eventit.

Duke shkruar në Facebook, David Edwards tha se një numër i madh i tunave kanë mbërritur në brigjet e Irlandës jo për shkak të ngrohjes globale, por më tepër për t’i shpëtuar gjuetisë së madhe në Japoni.

Tuna blu është nga peshqit më të kërkuar në Japoni, dhe një e ngjashme në peshë e kapur vitin e kaluar u shit për mbi 3 milion euro. Për shkak të gjuetisë pa kriter peshku tuna blu renditet si i rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *