Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Tiranë, plagosen 2 persona


Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e parë ka ndodhur tek ish-sheshi ‘Shqiponja’, ku një automjet përplasi një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit mbeti i plagosur.

Ndërkohë që në aksidentin e dytë është përfshirë një kamion, me drejtues shtetasin me inicialet P.N., i cili ka përplasur çiklistin, shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i biçikletës, i cili u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shoferi u shoqërua në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *