Vendosni fjalën kyçe....

Rama për reformën zgjedhore: Nuk kemi nevojë për përkthyes në gjuhë shqipe për t’u marrë vesh me njeri-tjetrin


Kryeministri Edi Rama foli për reformën zgjedhore në një intervistë nga Nju Jork ku theksoi se duhet të bëhet me urgjencë por nuk ka nevojë që përkthyes në gjuhë të huaj të ndërhyjnë për t’u dakordsuar me shqiptarët duke nënkuptuar debatin me opozitën.

Sipas Ramës të gjithë janë të mirëpritur në Reformën Zgjedhore e cila do ndahet në dy pjesë në mënyrë që të përshpejtohet miratimi i saj.

Ne na duhet të përshpejtojmë procesin e reformës. Të gjithë janë të mirëpritur për më shumë. Rekomandimet janë shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ne do të ecim mbi to. Ne jemi të angazhuar për datën e konferencës së parë midis BE-së dhe Shqipërisë që është hapi i parë për zyrtarizimin e negociatave. Ne procesin do ta përshpejtojmë dhe do ta ndajmë në dy pjesë. Pjesa e parë është garantimi i një ligji zgjedhor dhe pjesa e dytë është t’i japim kohë vetes për të diskutuar të gjitha idetë”-deklaroi Rama.

Rama gjithashtu u shpreh se prioritet tashmë është kalimi i ndryshimeve brenda rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Në raport me BE-në duhen këto dhe në raport me zgjedhjet e ardhshme këto janë të domosdoshme. Edhe ne kemi një ide që do ta çojmë deri në fund që është vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Por kjo i mbetet zgjedhjeve të ardhshme të 2021. Prioritet tani është kalimi i të gjitha ndryshimeve që kanë brenda rekomandimet e OSBE/ODIHR. Përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët nuk do të pranoj. Nuk besoj se opozita jo parlamentare është kundër sepse ato janë rekomandime të OSBE-së”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *