Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon aleatët për reformën zgjedhore, Borchard i shkon në zyrë


Rreth orës 14:00 pritet të zhvillohet në selinë blu takimi i kryetarit Lulzim Basha me drejtuesit e partive aleate në opozitë.

Takimi do të ketë në fokus të diskutimit ftesën e OSBE për opozitën jashtëparlamentare për t’ju bashkuar tryezës për reformën zgjedhore. PD dhe aleatët do të vendosin sot nëse do i bashkohen nesër tryezës së OSBE.

Ndërkohë, gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi se në zyrën e Bashës do të mbërrijë sot edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

Borchardt do të bëjë edhe një përpjekje për të rikthyer opozitën jashtëparlamentare në tryezën për realizimin e reformës zgjedhore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *