Vendosni fjalën kyçe....

Ministri francez për Greta Thunberg: Stop krijimit të një brezi të depresionuarish


Ministri i Arsimit në Francë dukej mjaft i mërzitur nga adoleshentja Greta Thunberg, kur u pyet për të në një intervistë televizive. Ai tha se ajo duhet të ndalojë së stimuluari depresionin për ndryshimet klimatike.

Jean-Michel Blanquer tha se nuk ishte i sigurt nëse Thunberg ishte manipuluar apo jo nga dikush pas performancës së saj në Kombet e Bashkuara, por ishte i sigurt se ai dëshiron që ajo të ndalojë së qeni “kaq e egër duke i bërë të gjithë të ndihen të mjerë”, siç shkruan “RT“.

“Askush nuk duhet të krijojë një gjeneratë njerëzish të dëshpëruar për çështjen e ndryshimit të klimës”, tha ai dhe i kërkoi Gretës që të shpenzojë kohë për të gjetur zgjidhje konstruktive në vend të kësaj.

Gjatë një fjalimi të zjarrtë në OKB, Thunberg akuzoi liderët botërorë se po i vidhnin ëndrrat dhe fëmijërinë e saj dhe se ishin interesuar më shumë për paratë.

Blanquer tha se aktivistja adoleshente nga Suedia, nxiti një kombinim të ndjenjave të simpatisë dhe vigjilencës tek ai.

“Simpatia – sepse kauza është e mirë, por ne duhet të heqim dorë nga moda e të qarit”, tha ai.

Të hënën, Greta Thunberg dhe 15 aktivistë të tjerë fëmijë paraqitën një ankesë në Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, për të protestuar kundër mosveprimit të qeverive për krizën e klimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *