Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri: Gjykata më dënoi vetëm pse disa kushërinj përmendën emrin tim


Në konferencën e tij për mediat, ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se gjykata e ka shpallur padrejtësisht fajtor për akuzat për shpërdorim detyre, pa patur fakte.

“Gjykata tha se unë kam shpërdoruar detyrën, kishte të bënte me faktin se kishin përmendur emrin tim disa kushërinj të mi dhe me faktin se nuk kam luftuar si duhet kanabisin. Shpresoj të mos jenë këto argumentet. Mezi pres të shoh vendimin e zbardhur, se cilin ligj kam shkelur në detyrën time si ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Më takon të pres, por sigurisht që do e ankimoj.

Unë drejtësinë e kam pritur dy vjet. Jam i bindur që s’e kam shpërdoruar kurrë detyrën, përkundrazi kam punuar me shumë pasion e përkushtim.

Dhe unë sot akuzohem për shpërdorim detyre. Do i bëj përballë edhe me këtë akuzë. Bëni durim prisni. Më shumë se rezultati i kësaj të vërtete, mua më intereson dhe mënyra si do i shkoj në fund.

Shqipëria e fëmijëve të mi dhe e fëmijëve tuaj, nuk mund të jetë kjo. Por sikur të ishte e vërteta e të gjithë atyre që kanë vuajtur përpara dyerve të drejtësisë dhe do flas edhe për ta, ju faleminderit.”, tha Tahiri.

I pyetur se a do të jetë kurbani i politikës pas dënimit me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, Tahiri shtoi se vazhdimisht tentojnë ta trembin me këtë pyetje, por ai me kurban shikon njerëzit që nuk janë të lirë të flasin dhe jo ata prapa hekurave.

Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me tre vjet shërbim prove, nën akuzën për “shpërdorim detyre”, ndërsa u lirua nga akuzat për trafik droge./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *