Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar me drejtësinë për Elbasanin, të ketë kujdes për thashethemet në emër të LSI-së në zyrën e Yuri Kim


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi duke thënë se ka shumë gjëra për të sqaruar me drejtësinë për çështjet e Elbasanit.

Më tej Kryemadhi deklaroi se Basha dhe Bardhi kanë për të sqaruar mashtrimet në emër të LSI-së në zyrën e ambasadores.

Zoti Bardhi e mori përgjigjen. Zoti Bardhi e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe zotit Vasili me zotin Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit. Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike. Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi të dilte kështu që e mbyll etapën me zotin Bardhi. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjetër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane”-deklaroi Kryemadhi.