Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i vë 9 kushte Shqipërisë për çeljen e negociatave


Parlamenti gjerman do e vendosë më 26 shtator për çeljen e negociatave të Shqipërinë.

Sipas DW, që citon burimet e veta në Bundestag, dokumenti ësduke u përfunduar dhe do hidhet në votim me kërkesën e CDU/CSU si dhe Partisë Socialdemokrate.

Sipas dokumentit, Maqedonia e Veriut pritet t’i nisë bisedimet në janar, ndërsa Shqipëria pasi të plotësojë disa kushte.

– funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit,     të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Vendimi për çeljen ose jo të negociatave do merret nga Këshilli i Europës më 17-18 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *