Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie në greminë, humb jetën një person e plagosen dy të tjerë në Krujë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Krujë. Mësohet se një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Si pasojë ka humbur jetën një person, i identifikuar si Qazim Basha ndërsa janë pagosur e janë në gjendje të rëndë, Besim Karaj e Ermir Zylfa.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *