Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot para gazetarëve: Zjarrfikësit që erdhën të shuanin zjarrin janë zhdukur, është si në Hiroshima


Pas shpërthimit që i mori jetën 78 personave e plagosi 4 mijë të tjerë, guvernatori i Beirutit ka shpërthyer në lot para gazetarëve.

Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në terren dhe guvernatori Marwan Abboud, tha se të paktën 10 zjarrfikës që punojnë në bashkinë e Beirutit ishin zhdukur pasi kishin shkuar të ndihmonin në vendngjarje.

I pyetur nga një reportere nëse një zjarr shkaktoi shpërthimin, ai tha: “Ne nuk e dimë. Kishte një zjarr, zjarrfikësit erdhën për ta shuar, atëherë shpërthimi ndodhi dhe ata u zhdukën. Ne po i kërkojmë ata”

Më pas ai i krahasoi skenat që kishte përpara syve me Hiroshimën dhe Nagasakin.

“Ngjan me atë që ndodhi në Japoni, në Hiroshima dhe Nagasaki. Këtë më kujton. Në jetën time, unë nuk kam parë shkatërrim në këtë shkallë. Kjo është një katastrofë kombëtare”- shtoi guvernatori, citon CNN.

Edhe pse u mundua, ai nuk i mbajti dot lotët dhe qau me ngashërim para gazetarëve për pak sekonda.
Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një depo të materialeve shpërthyese pranë portit detar të qytetit, por ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *