Vendosni fjalën kyçe....

“Pse Rama sillet para kamerave si Meta në përditshmëri”, Kryemadhi rrëfen drekën me Endri Fugën (VIDEO)


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka rrëfyer një bisedë të shkurtër që ka patur me këshilltarin për mediat të Edi Ramës, Endri Fuga.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e “Ora News”, Kryemadhi tha se kishte qenë e pranishme para shumë vitesh në një drekë me Ilir Metën, i cili është bashkëshorti i saj, Endri Fugën dhe Ardit Gjebrean.

Në një moment kur Meta është çuar nga tavolina, Kryemadhi thotë se Fuga i ka thënë se është shumë e çuditshme që Rama sillet në media, siç sillet Meta në jetën e përditshme. 

“Para shumë vitesh kemi qenë në një drekë me Endri Fugën dhe Ardit Gjebrenë, në Ibë tek amfiteatri i Gëzim Kames. Kemi qenë duke ngrënë një drekë dhe në një moment Ilir Meta çohet nga tavolina dhe Endri Fuga më pyet mua dhe më thotë: E çuditshme, Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Meta në jetën e përditshme dhe Ilir Meta në jetën e përditshme është siç është Edi Rama në media. Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme. Pra atë njeriun e ngurtë që qytetarët shqiptarë kanë parë Ilir Metën kur ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti, në pozicione politike, në jetën e përditshme është krejt tjetër.”, tha Kryemadhi e cila po shpjegonte se profili i ri i presidentit që kemi parë kohët e fundit, ka qenë një anë që nuk e kemi njohur më parë për shkak të mungesës së rrjeteve sociale. Por sipas Kryemadhit, Ilir Meta në jetën e përditshme nuk është ai njeriu i ngurtë që kemi parë në aktivitete zyrtare përmes televizionit.

Kryetarja e LSI-së, ashtu si kryetari i PD-së Basha, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike. Ajo thotë se nuk mund të ulet dhe të diskutojë me veglën në dorë të krimit të organizuar. Sipas saj vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund t’i vënë kapakun kësaj situate të krijuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *