Vendosni fjalën kyçe....

Apeli rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë, mbetet në burg


Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga burgu. Sipas Haxhisë, i ka kaluar afati në paraburgimit, pasi duhet t’i llogaritet koha e burgut në Turqi dhe ajo në Shqipëri.

Shkalla e Parë e ka refuzuar kërkesën e tij që në fillim të korrikut.

“Nuk është llogaritur drejt burgu në turqi pasi atje atje një ditë llogaritet 1 ditë si 3, kështu 4 vjet e katër muaj i ka bërë atje duke i llogaritur sipas kësaj në 12 vite.

Prokuroria ka kërkuar të shpallë mos kompetencë dhe të gjykohet nga Krimet e Rënda, për këtë arsye ka përplasje mos kompetencash dhe kjo zgjidhet nga Gjykata e Lartë, për këtë arsye duhet të merret parasysh gjykimi i shkurtuar pasi i ka tejkaluar afatet e burgimit. Ai është e dënuar me 25 vite burg, por deri tani ka bërë 20 dhe duhet të lirohet duhet të paktën të lihet arrest shtëpie.”,  tha avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri.

Haxhia akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai ishte gjykuar dhe dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit. U arrestua në Turqi në vitin 2006 dhe u ekstradua në Shqipëri më 8 maj të 2018 ku kërkoi rigjykim të çështjes, gjë që u pranua.