Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeprokurori Llalla ‘thyen’ heshtjen, i ftuar te ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e sotme


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do shfaqet sot për herë të parë në një intervistë në Syri TV në emisionin ‘Çim Peka Live’.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg si dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.

Llalla u largua nga detyra në vitin 2017, duke u zëvndësuar në këtë pozicion nga Kruyeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Edhe pse u dorëhoq nga drejtësia para vettingut, ndaj tij nisi një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e më pas SPAK.

Llalla u akuzuar për pastrim parash por në fund u dënua për fshehje të pasurisë. Pasuritë e tij janë sekuestruar ndërsa vetë ai qëndroi për disa kohë në Gjermani pas largimit nga detyra.

Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2018 e u përmbyllën me vendimin e para pak ditëve. Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit.

Gjatë kohës që ishte në detyrë, Llalla u përplas me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, të cilin e akuzoi për çështjen e ‘Bankers Petroleum’. Po kështu Llalla pohoi në një intervistë në ‘Opinon’ se Donald Lu i kishte kërkuar atij të arrestonte Ilir Metën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *