Vendosni fjalën kyçe....

Prej qershorit në qiell të hapur, banorët e Qafzezit në protestë: Punimet selektive, po vjen dimri e s’kemi ku shkojmë


Të mbetur në tenda që prej muajit qershor, banorët në Qafëzez  në qarkun e Korçës janë ngritur në protestë këtë të shtunë, duke akuzuar se po kryhen punime selektive për shtëpitë që u shkatërruan nga tërmeti i 1 qershorit.

Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të mbajë fjalën dhe t’i ndihmojë pasi punimet vijojnë të kryhen në mënyrë selektive.

“Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s’kemi ku shkojmë. I lutemi kryeministrit të vërë dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh”– u shprehen ata.