Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e pamjeve të sulmit ndaj zyrtarit të policisë, kompromenton rëndë dyshen Marku-Prela


Zhdukja e DVD-ve me pamjet e incidentit mes Suel Çelës dhe policisë në hyrje të tregut Agro-Ushqimor dy vjet më parë janë zhdukur.

Për përplasjen e automjetit të numrit 2 të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë, Krimet e Rënda kanë të dyshuar Suel Çelën, Klemend Xhaferrin dhe Enea Bekteshin.

Lajmi është publikuar para pak ditësh ndërsa duhet thënë se dosja në fjalë ka kaluar në disa prokurori por që prej zhdukjes së pamjeve filmike nuk ka asnjë hetim nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda.  

Teksa prokuroria pret të shpallë pretencën për dosjen në fjalë, mungesa e pamjeve filmike e kompromenton rëndë organin e akuzës.

Gjykata deklaroi një ditë më parë se i ka rikuperuar pamjet, megjithatë skandali i zhdukjes së pamjeve filmike nga dosja e prokurorisë është ende i gjithi për t’u zbardhur…nëse kjo do ndodhë një ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *