Vendosni fjalën kyçe....

Për “PO-në Gjermane”, Rama takim me kancelaren Merkel


Kur duhet vetëm një muaj nga marrja e vendimit për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani në një takim zyrtar me kancelaren Angela Merkel.

Në llogarinë e tij në Facebook , kryeministri ka shpërndarë pamjet nga takimi me Merkel.

 “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”- shkruan Rama, bashkëngjitur videos.

Ditën e sotme Deutsche Welle në një intervistë me kristiandemokratin Günther Krichbaum shkruante se për Maqedoninë e Veriut shanset janë pozitive për të marrë negociatat ndërsa për Shqipërinë saktësonte se janë në këshillimin për të dhënë një përgjigje të plotë.

Nga ana tjetër edhe Holanda dhe Franca janë treguar skeptike për të dhënë një përgjigje pozitive për Shqipërinë në tetor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *