Vendosni fjalën kyçe....

India forcon mbrojtjen me sistemin raketor rus S-400


Zëvendëskryeministri i Rusisë, Yuri Borisov ka deklaruar se kanë marrë parapagesën për furnizimin e Indisë me sistemin ajror S-400.

Në një deklaratë për kanalin televiziv shtetëror Rossiya 1, Borisov ka vënë në dukje se do të zbatohet me përpikmëri kalendari i përcaktuar për dorëzimin e S-400 ndaj Indisë.

“Parapagimi për dorëzimin është kryer. Do të fillojmë dorëzimin e parë brenda 18-19 muajve në përputhje me kalendarin”, tha Borisov i cili ka shpjeguar se kanë planifikuar që dorëzimin ta fillojnë në një kohë të afërt.

Marrëveshja për sistemin S-400 u nënshkrua mes dy vendeve në tetor 2018 dhe arrin në vlerën 5.43 miliardë dollarë ndërsa përbëhet nga 5 bateri të cilat do t’i dorëzohen Indisë.

SHBA-të kanë kritikuar vazhdimisht marrëveshjen në fjalë dhe paralajmëruan se mund të zbatohen sanksione nëse India nuk heq dorë nga marrëveshja e saj S-400 me Rusinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *