Vendosni fjalën kyçe....

Ekonomia britanike i largohet recesionit, shërbimet nxisin rritjen


Ekonomia britanike ka fituar vrull në muajin Korrik, duke larguar shqetësimet e recesionit, që do të ishte edhe i pari që prej krizës financiare. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.3% në Korrik, sipas zyrës kombëtare të Statistikave, që është edhe norma më e lartë që prej Janarit 2019.

Kjo rritje u nxit nga sektori gjigant i shërbimeve.  Ekonomia e pestë më e madhe në botë u tkurr në tremujorin e dytë,  kryesisht prej rritjes gjigante të magazinimeve përpara datës zyrtare të Brexit që ishte 31 Marsi.

Ndërkohë që disa ekonomistë thonë se tremujori aktual do të ruajë një normë modeste të rritjes ekonomike, të tjerë shqetësohen se prodhimi do tkurret përsëri, duke çuar vendin në recesion.

Banka e Anglisë projektoi se ekonomia do rritet me 0.3% në tremujorin e tretë, pavarësisht se projeksionet e shkuara rezultuan pak optimiste.  Pavarësisht krizës politike brenda vendit, perspektiva për ekonominë është “ nxirë” edhe prej luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sektori i shërbimeve, që përbën 80% të të gjithë prodhimit ekonomik në  Britani, u rrit me 0.3% në Korrik, pas katër muajsh të stanjacionit. Prodhimi në manifakturë u rrit papritmas me 0.3% dhe industria e ndërtimit tregoi gjithashtu një rritje të fortë prej 0.5%.

Të dhëna të tjera nga zyra e Statistikave në Londër treguan se defiçiti tregtar u rrit në 9.1 miliardë paund gjatë Korrikut, nga 8.9 miliardë që qëndronte një muaj më parë./Scan-tv

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *