Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndante kokainë me porosi në klubet e Tiranës, arrestohet i dyshuari 23-vjeçar


Një i ri në Tiranë ka rënë nën prangat e policisë, pas akuzave për trafikim të lëndëve narkotike. 23-vjeçari me inicialet G.X dyshohet se shpërndante me porosi kokainë nëpër klube të ndryshme të kryeqytetit.

Pas një kontrolli, policia gjeti në makinën e të riut tre doza kokainë ndërsa në banesë rreth 19 doza të tilla.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Në pranga një 23-vjeçar.

Sekuestrohen 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore elektronike, automjet e aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin:

  1. X., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe e kanë ndaluar për kontroll. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; dy aparate celular; dhe nje mjet.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *