Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson: BREXIT-i pa marrëveshje do të ishte “dështim”


Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje do të ishte “dështim” për të cilin do të ishin përgjegjëse qeveria britanike dhe ajo irlandeze.

Johnson ndodhet në Dublin për takimin e tij të parë të drejtpërdrejtë me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, që kur ka nisur detyrën e re në muajin korrik.

Johnson ka thënë se beson që marrëveshja është ende e mundshme përmes një samiti të Bashkimit Evropian në muajin tetor.

Megjithatë, Varadkar, ka thënë se nuk ekziston diçka e tillë si “ndarje e pastër” në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Johnson në anën tjetër ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së Brexitit përtej 31 tetorit, derisa qeveria irlandeze ka thënë se do ta mbështeste një tjetër zgjatje të afatit.

Varadkar po ashtu ka paralajmëruar se rreziku i Brexitit pa marrëveshje “është duke u rritur”.

Ndërkohë po të hënën, qeveria britanike do t’iu kërkojë deputetëve që të pajtohen për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, çka mund të jetë një nga vendimet e fundit të parlamentit para se të pezullohet puna e tij.

Mirëpo partitë opozitare kërkojnë që fillimisht të miratohet projektligji i tyre që synon të parandalojë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *