Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Vlorë, plagosen 4 persona


Një aksident ka ndodhur në mesditë në qytetin e Vlorës dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ndodhi në rrugën transballkanike, dy prej tyre me targa italiane dhe njëra me targa shqiptare.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spital për mjekim ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shoqëruar një prej shoferëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *