Vendosni fjalën kyçe....

Dy punonjësit ndërruan jetë pasi u rrëzuan nga skela, ndalohet pronari


Është ndaluar nga policia pronari i “Skelës Syla” për ngjarjen e ndodhur në datën 16 gusht në kryeqytet ky humbën jetën dy punonjës.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e cila sqaron se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë si person që shtetasi Petrit Syla ka lidhje me ngjarjen e 16 gushtit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhërin e ndalimit të Prokurorisë për një tjetër shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtor.

Shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1, ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

P.S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy puntorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *