Vendosni fjalën kyçe....

“Youtube” gjobitet me 170 milionë dollarë, mblodhi të dhënat e fëmijëve pa pëlqimin e prindërve


Platforma për video e “Google”, “YouTube” është gjobitur me 170 milion dollarë, mbi pretendimet se ka mbledhur të dhënat e fëmijëve në internet pa pëlqimin e prindërve të tyre, në kundërshtim me ligjin federal.

Gjobat përfshijnë 136 milion dollarë për akuzat më të fundit, ndërsa kompania do të paguajë 34 milion dollarë të tjerë për të shlyer pretendime të ngjashme të sjella më parë nga prokurori i përgjithshëm i shtetit të New York, njoftoi të mërkurën Komisioni Federal i Tregtisë (FTC).

Kjo gjobë është më e madhja që prej ligjit, që ndalon mbledhjen e informacionit për fëmijët nën 13 vjeç i cili hyri në fuqi në 1998, i njohur me akronimin e tij, COPPA.

Kompania është akuzuar për mbledhjen e të dhënave në internet në kanalet e fëmijëve për të shpërndarë miliona dollarë në reklama të synuara për shikuesit.

“YouTube mbrojti popullaritetin e tij me fëmijët, ndaj klientëve të ardhshëm të korporatave,” tha kryetari i FTC Joe Simons.

“Megjithatë, kur erdhi të pajtohej me COPPA, kompania refuzoi të pranonte se pjesë të platformës së saj ishin drejtuar qartë për fëmijët. Nuk ka asnjë justifikim për shkeljen e ligjit të YouTube.”

Megjithëse YouTube thotë se platforma e saj është e destinuar për njerëzit e moshës 13 vjeç e më të mëdhenj, FTC zbuloi se “disa nga kanalet individuale të YouTube – siç janë ato të operuara nga ndërmarrjet e lodrave – janë të drejtuara për fëmijë dhe për këtë arsye duhet të pajtohen me COPPA.”

Komisionerët e FTC, Rebecca Slaughter dhe Rohit Chopa gjithashtu lëshuan deklarata kundërshtuese duke këmbëngulur që dënimet nuk “shkuan aq larg” për shkeljet e intimitetit.

Përveç gjobave, të cilat tani duhet të miratohen në gjykata, nga YouTube  do të kërkohet gjithashtu të njoftojë pronarët e kanaleve për detyrimin e tyre sipas ligjit federal, të marrin pëlqimin e prindërve para se të rrëmbejnë të gjitha të dhënat për zakonet e navigimit të fëmijëve.

“Google” ende nuk i ka adresuar gjetjet e FTC.

Gjiganti i Silicon Valley ka qenë më parë nën kritika për mbledhjen agresive të të dhënave dhe mbrojtje të dobët të intimitetit për klientët në një numër pajisjesh dhe aplikacionesh të tij, ndërsa YouTube është kritikuar vitet e fundit për zbatimin arbitrar dhe drakonian të “standardeve të komunitetit”, i cili ka rezultuar në ndalimin e shumë materialeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *