Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi në Krujë nga uji/ Deputetët e PD-së: Ky është krim masiv, kryebashkiaku të japë dorëheqjen


Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe deputetja e Krujës Merita Bakiu, kanë folur për mediet lidhur me helmimin e qindra personave nga uji në Krujë.

Ata kërkuan që qeveria të reagojë e të veprojë sa më parë në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

 “Ka shumë banorë që po trajtohen në shtëpi. Ajo që është shqetësuese për krujën, është mos furnizimi me ujë. Kjo i ka cuar familjet në një krizë tjetër përvec sëmundjes. Është e tmerrshme që qeveria nuk ka reagyar në kohë, vetëm pas 3 ditësh kur filluan mediat. At5herë erdhi ministrja e shëndetësisë, në të njëjtën kohë kur spitali nuk ka as infrastrukturë.Ska ndodhur më parë në Krujë. Artur Bushi të japë dorëheqjen. Mendohet në përgjigjet që kanë ardhur jo zyrtare, se uji është kontaminuar” – tha deputetja Bakiu.

Alibeaj nga ana tjetër e ka konsideruar ngjarjen si një “krim masiv” dhe ka kërkuar përgjigje nga qeveria për situatën.

 “1200 qytetarë të Krujës, vogëlushë, familjarë e të moshuar janë të shtruar në spitale, pa përmendur ata që janë në shtëpia. Çfarë ka ndodhur? Kush e ka shkaktuar? Ne dimë vetëm pasojat sot. Së paku mijëra qytetarë, vogëlushë, të moshuar, janë shtruar në ambientet spitalore, pa përmendur këtu pjesën tjetër që është në shtëpi. Duhet një përgjigje. Kush e ka shkaktuar? Pse e kanë shkaktuar? E patë dje përgjigjen e kryeministrit, e patë si hoqi dorë. Ai e ka detyrë njerëzore, politike, ligjore për këtë gjë.

Njerëzit atje janë duke vuajtur, askush nuk i ndodhet afër. Në të gjithë këtë verbëri është detyra e dikujt që duhet ta ngrejë si problem. Këtë e bëmë ne, për kërkesën që hodhëm në parlament, së paku për ta diskutuar, sepse detyra e parlamentit është të vendosë të gjithë institucionet në atë që quhet presioni qytetar. Kjo çështje duhet politizuar, sepse pikërisht parlamenti ekziston për këtë çështje.

Fatkeqësia ka ndodhur sot. Njerëzit sot po vuajnë. Ndihma, asistenca, duhet bërë sot, jo me kalimin e kohës. Përfaqësueset tona, kanë shkuar të para në vendngjarje. Kjo është detyra, e drejta dhe detyrimi i opozitës. Ky është detyrimi ynë. Nuk pret më sëmundja për procedurë. Duhet sot. Duhet tani.

Të shpresojmë se të gjithë ata shurdhë memecë e të pa përgjegjshëm që janë aty të marrin të gjitha instrumentet që u jep ligji dhe ti ndodhen njerëzve afër e të gjejnë përgjegjësit sepse ky është një krim masiv.”– tha Alibeaj.