Vendosni fjalën kyçe....

Habiten pasagjerët amerikanë, një kalë i vogël u bashkohet në avion (VIDEO)


Pasagjerët e kompanisë “AMERICAN Airlines” mbetën të habitur kur vunë re se një kalë i vogël u ishte bashkuar gjatë fluturimit të tyre.

Pasagjeri Evan Nowak tha që ai vuri re kafshën, të cilën e kishte sjellë në bord një bashkëudhëtar, ndërsa fluturonte nga Agoikago për në Omaha.

Ai publikoi pamjet në Twitter, ku tregohej kali i ulur afër pjesës së përparme të aeroplanit në një vend në rresht si gjithë të tjerët.

Pasagjerët ishin shumë kuriozë për kalin e vogël saqë nisën të kërkonin të dhëna për të.

Kali u zbulua se quhej Flirty, e madje kishte edhe llogarinë e vet në “Twitter” dhe “Instagram”. Pasagjerët e ekzaltuar nisën të bënin postime me Flirty-n.

“Flirty dhe unë shkuam në qiell dje! Ishte një përvojë e shkëlqyeshme dhe mësova shumë. Flirty ishte fantastike dhe i trajtoi të gjithë si një profesioniste.”, thoshte një prej pasagjerëve që u ndesh me kalin e vogël. Të shumtë ishin ata që arritën të bënin një foto me Flirty-n, madje edhe anëtarët e ekuipazhit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *