Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin te “Ali Demi”, shoqërohet drejtuesja e mjetit


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Për pasojë është plagosur një këmbësor, që është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, ndërsa drejtuesja e mjetit me iniciale G.S., është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *