Vendosni fjalën kyçe....

OBSH shpreson që në shkurt të fillojë vaksinimin në vendet e varfëra


Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson të jetë në gjendje të nisë vaksinimin kundër COVID-19 në vendet e varfra dhe me të ardhura të ulëta në muajin shkurt përmes programit të saj COVAX.

Kështu të paktën ka deklaruar të hënën këshilltari i Lartë i OBSH-së, Bruce Aylward.

Mbi 40 vende tani kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19. Sidoqoftë, i gjithë ai vaksinim, ose pothuajse i gjithë, ishte në vendet me të ardhura të larta ose me të ardhura të mesme deri më tani.”– tha ai, citon Reuters. “Ne duhet të shohim që vaksinat të hyjnë në vendet me të ardhura të ulëta”.

Aylward tha se programi COVAX mund të fillojë vaksinimin e njerëzve në shkurt dhe ka pasur një përpjekje për ta shpejtuar atë në mënyrë që disa vaksina në vendet e varfra, të mund të bëhen këtë muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *