Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari dixhital denoncon: Aksident me të plagosur rëndë te Sheshi Shqiponja, policët erdhën të dehur


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një incident të ndodhur mbrëmjen e kaluar, në afërsi të sheshit “Shqiponja” në kryeqytet.

Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha thotë se efektivët e policisë të ndodhur në vendngjarje, kanë qenë në gjendje të dehur.

“Aksident i rëndë në afërsi të Sheshit Shqiponja në Tiranë! Ka të plagosur! Narkopolicët shkojnë me vonesë dhe të dehur! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”, shkruan Berisha.

Qytetari shkruan se policët kanë mbërritur mbi 30 minuta me vonë pas aksidentit, po ashtu edhe ambulanca edhe pse rasti ndodhi fare pranë spitalit të Traumës. Por jo vetëm kaq, sipas tij policët ishin të pirë.

“Mirëmbrëma doktor, një aksident ka ndodhur në afërsi të Sheshit Shqiponja. Policia ka ardhur me vonesë mbi 30 min, po ashtu dhe ambulanca duke ditur që është shumë pranë Spitalit Ushtarak. Policët ishin në gjendje të dehur në momentin e ardhjes në aksident, dyshohet për të plagosur rëndë”, thuhet në denoncim. Ai ka publikuar edhe një foto nga vendngjarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *