Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, trajleri përplas kalimtarin 40-vjeçar


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Mësohet se një trajler ka përplasur një 40-vjeçar në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, i cili ishte duke ecur në këmbë.

I plagosuri është identifikuar si Pëllumb Ndregjoni. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ndërsa shoferi i trajlerit është shoqëruar në polici.

“Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, mjeti tip tral , me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar një këmbësor rreth 40 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *