Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria amerikane përdor profile të rreme në mediet sociale për të vëzhguar emigrantët


Zyrtarët amerikanë të Shtetësisë dhe Emigracionit tani mund të përdorin llogari të rreme të mediave sociale për të vëzhguar të huajt që kërkojnë viza dhe nënshtetësi, edhe pas vitesh shpërthimesh të ligjvënënësve amerikanë ndaj rivalëve të huaj se po bëjnë të njëjtën gjë.

Zyrtarët deri më tani kanë qenë të ndaluar të krijojnë profile fiktive, por një rishikim i privatësisë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë në korrik të këtij viti (publikuar vetëm të premten në internet), e ka ndryshuar këtë gjë.

Sipas rishikimit, oficerët në Departamentin për Zbulimin e Mashtrimit dhe Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare mund të mbajnë një sy mbi profilet e mediave sociale të aplikantëve të dyshimtë për vizë, pasi janë ata që vendosin se kujt do t’ia lejojnë hyrjen në SHBA.

“Twitter”-i i tha “AP”-së që do ta merrte në shqyrtim propozimin e Departamentit të Sigurisë, ndërsa “Facebook”-u ende nuk ka komentuar.

Megjithatë, mesa duket, kjo lëvizje duket se  kundërshton drejtpërdrejt politikat e të dy gjigantëve të mediave sociale, të cilët ndalojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë falsifikimin në platformat e tyre. Të dy platformat kohët e fundit mbyllën më shumë se 200,000 “llogari false”, të supozuara se po përdoreshin nga qeveria kineze për të diskredituar lëvizjen protestuese në Hong Kong.

Për më tepër, agjentët e Emigracionit dhe Forcimit të Doganave (ICE) u kapën në fillim të këtij viti duke përdorur profile të rreme të “Facebook”-ut për të kapur emigrantë të paligjshëm që regjistroheshin në Universitetin e Farmington-it, një universitet fiktiv i ngritur nga agjencia për të bllokuar njerëzit që kryejnë mashtrim emigracioni, përfshirë afro 600 studentë indianë.

Agjentët, megjithatë nuk lejohen të bashkëveprojnë me profilet që monitorojnë dhe është e ndaluar t’i bëjnë miq apo t’i ndjekin, duke u kufizuar vetëm në informacionin që të targetuarit bëjnë publik.

Sidoqoftë, pavarësisht se sa i kujdesshëm është Departamenti i Sigurisë, mbetet fakti se krijimi i llogarive të rreme në radhë të parë është i ndaluar nga “Facebook”-u dhe “Twitter”-i. Nëse këto kompani do të pranojnë kërkesat e qeverisë mbetet ende një pyetje e hapur. Deri më tani, gjigantët e teknologjisë së Silicon Valley-t kanë pasur një marrëdhënie “nën testim” me administratën aktuale, me Donald Trump-in që ka shënjestruar këto platforma për paragjykimet e supozuara të tyre anti-konservatore.

Gjigantët e teknologjisë gjithashtu janë akuzuar nga të dy palët për mbikëqyrjen e mbledhjes së të dhënave dhe monitorimin e përdoruesve, veçanërisht pas skandalit të “Cambridge Analytica” vitin e kaluar.

Mark Zuckerberg, CEO i “Facebook”-ut

“Robotë amerikanë” të lëshuar?

Që një agjenci qeveritare do të mbronte përdorimin e llogarive të rreme është ironikisht tronditëse, duke pasur parasysh zhurmën që ligjvënësit amerikanë kanë bërë në lidhje me përhapjen e falsifikimeve të ngjashme nga kundërshtarët e tyre.

Në një seancë dëgjimore vitin e kaluar, demokratët mërzitën CEO-n e “Facebook”-ut Mark Zuckerberg për përhapjen e pretenduar të “dezinformimit” nga llogaritë ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

Drejtori i Përgjithshëm i “Twitter”-iy Jack Dorsey gjithashtu u përball me një linjë të ngjashme të marrjes në pyetje më pas, vitin e kaluar, në një seancë në Senat për ndërhyrje në zgjedhjet e huaja, gjatë së cilës ai u përpoq të fitonte ndaj ligjvënësve nga të dy partitë duke trumbetuar ngërçin anti-rus të platformës së tij që nga viti 2016.

Që nga seancat dëgjimore, të dyja platformat janë futur në llogari sporadike virtuale që ata thonë se ishin falsifikuar nga Rusia, Kina dhe Irani. “Facebook”-u përdor termin “veprimtari e bashkërenduar joautentike” për të justifikuar pengesat e tij dhe po kështu “Twitter”-i ka shënjestruar “llogaritë joautentike”.

Pra, kur agjencitë e zbatimit të ligjit të Amerikës hyjnë në biznesin e veprimtarisë jo autentike, do të ketë seanca dëgjimore në kongres apo pastrim masiv të llogarive të lidhura me Departamentin e Sigurisë? Nuk ka gjasa.

“Facebook”-u përcakton se çfarë përbën “aktivitet joautentik” duke u lidhur me grupe të caktuara si Këshilli Atlantik (AC), një qendër mendimi e mbështetur nga NATO-ja, e financuar nga qeveria amerikane dhe një prodhues armësh. “Twitter”-i gjithashtu i ka ofruar para AC-së për të financuar “hulumtimin” mbi pretendimet e flakta të ndërhyrjeve ruse.

Ndërsa politikanët nga të dy anët e gjykojnë “Facebook”-un për praktikat e tij të mbledhjes së të dhënave vitin e kaluar, ata kurrë nuk kanë hequr dorë nga përdorimi vetë i këtyre të dhënave.

Pasi Syed Rizwan Farook dhe gruaja e tij Tashfeen Malik vranë 14 persona në një përleshje në San Bernardino në 2015, legjislacioni që autorizonte kontrollet e mediave sociale për të huajt që kërkonin viza amerikane gëzoi mbështetje dypalëshe.

Jack Dorsey, CEO i “Twitter”-it

Katër vjet më vonë, administrata Trump e ngriti “stekën”, me Departamentin e Shtetit duke njoftuar në qershor se të gjithë aplikantët për vizat në SHBA do të duhet të dorëzojnë emrat e tyre të mediave sociale dhe adresat e postës elektronike për pesë vjet për shqyrtim. Shtrëngimi i rregullave tashmë ka rezultuar në të paktën një student palestinez të ndaluar për të hyrë në tokën amerikane, për postime që përmbajnë “këndvështrime politike që kundërshtojnë SHBA-të”.

Pamja nga Uashingtoni ishte përmbledhur më së miri në seancën dëgjimore të Dorsey-t nga senatori republikan Tom Cotton (Arizona). Pasi e pyeti Dorsey-n nëse ai besonte se SHBA-të duhet të mbeteshin “superfuqia mbizotëruese globale në botë”, Cotton vazhdoi të sugjerojë që “Facebook”-u dhe “Twitter”-i duhet të punojnë në mënyrë aktive në emër të qeverisë amerikane dhe jo të veprojnë si “arbitra të njëanshëm ose asnjanës”. 

Lejimi i disa llogarive të rreme mund të jetë çmimi që këto kompani do paguajnë për t’i bërë nder Uashingtonit – tani për tani.

 Vini re: Shkrimi është pronë intelektuale e “RT”. /Përshtati në shqip “Hashtag.al”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *