Vendosni fjalën kyçe....

Plagosjet dhe sherri në Fier, cilët arreston policia (Detajet)


Policia e Fierit jep sot detajet lidhur me arrestimet që ka kryer pas ngjarjes së rëndë dje në këtë qytet. Pesë persona janë prangosur. Po cilët janë ata? Në komunikatë jepen vetëm inicialet.

“Policia e Fierit vë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit

Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.B, 21 vjeç;

– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.”, thuhet në deklaratë.

Po kështu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

“- A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.”, thuhet më tej.

Sipas të dhënave të deritanishme hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *