Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas dy fëmijë në Korçë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se dy fëmijë janë përplasur nga një makinë teksa po tentonin të kalonin rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër dhjetë të qytetit. Dy fëmijët e plagosur janë dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ata janë të moshave 11 dhe 12 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte drejtuesi i automjetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *