Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët kapërcejnë gardhin 6 metra të lartë në territorin spanjoll në Afrikë (Video)


Të paktën 150 nga rreth 250 migrantë që u përpoqën të futen në zonën spanjolle në Afrikën Verior, Ceuta, u futën në Qendrën e Pritjes së Migrantëve të Përkohshëm të qytetit (CETI).

Gjashtë oficerë të policisë spanjolle u plagosën në përleshje, ndërsa migrantët sulmuan gardhin me gjatësi gjashtë metra, i cili ruhet me tela me gjemba.

Kryqi i Kuq vendosi t’i trajtojë emigrantët e plagosur që ngecën në gardh. Video nga skena tregon autoritetet spanjolle që shoqërojnë emigrantët që festojnë nëpër rrugët e qytetit përgjatë bregdetit verior të Marokut.

Zona në fjalë është në shënjestër të grupeve të emigrantëve që duan të futen në Evropë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *