Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në familje, korçari kapet me armë e pajisje shpërthyese


Një 66-vjeçar është arrestuar në Korçë, pas akuzave se po konfliktohej me djalin e tij. I moshuari me inicialet P.Th kishte edhe armë në banesë, që dyshohet se kishte ndërmend ta përdorte.

Në banesë ai ksihte edhe municione luftarake dhe pajisje shpërthyese.

“Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në një familje. Arrestohet në flagrancë 66-vjeçari, i cili posedonte pa leje në banesë armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th.,66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *