Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi rojen e resortit në Jalë, kapet 30-vjeçari nga Tirana


Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme është kapur nga policia një djalë nga Tirana për arsye se ka bërë për spital rojen e resortit ku qëndronte. Sipas njoftimit të policisë shtetasit nga Tirana  me inicialet D. B., i është gjetur edhe lëndë narkotike në bagazhin e makinës.

“Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi: D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin udhëtonte 30-vjeçari, policia ka gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *