Vendosni fjalën kyçe....

Trump dhe Johnson si “magnet” për meme pas Samitit të G7-ës


Paraqitja e Presidentit amerikan Donald Trump krah Kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në samitin e G7 u dha mundësinë kundërshtarëve të tyre liberalë për të mprehur dhëmbët dhe për të nisur sulmin me meme virale.

Dy krerët e shteteve me flokë të artë duket se e goditën në shenjë mëngjesin e të dielës, kur Trump e quajti Johnson “njeriun e duhur për punën” për të realizuar Brexit, ndërsa Johnson duke e uruar Trump për ekonominë e SHBA-ve.

 Të dy udhëheqësit i drejtuan njëri-tjetrit gishtin për të thënë: “You da man”. Çast ky që u kap nga krijuesit e memeve.

Ndaj Johnsonit nisën talljet duke e quajtur atë “qenin e Trump”. Trump u zotua të bëjë një “marrëveshje shumë të madhe tregtare” me Britaninë pas Brexit.

Megjithëse të dy udhëheqësit folën ngrohtësisht për takimin e tyre, Johnson paralajmëroi se një marrëveshje e tillë nuk do të jetë “rrugëtim i qetë” dhe do të jetë kontigjent që SHBA-ja të hapë tregjet e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *