Vendosni fjalën kyçe....

Distancim social për Covid-19? Shihni si e zbatojnë në Chicago (Fotot)


Qindra persona kanë marrë pjesë në një festë të madhe brenda një banese në Chigaco, SHBA, duke thyer rregullat e distancimit social dhe të kufizimeve lidhur me Covid-19.

Festa vjen në një kohë kur SHBA-ja po i i afrohet shifrës së 1 milion të prekurve nga Covid-19.

Pamjet nga vendi i papërcaktuar në Chicago, u shfaqën në internet ku tregohen dhjetëra persona duke festuar. Një pjesë e tyre kishin maska për fytyrën kurse pjesa tjetër nuk mbanin të tilla.

“Aty ishin rreth 1.000 njerëz në oborr dhe në shtëpi. Ishte vërtet e mbushur me njerëz në një festë të nxehtë.” – tha për MTO News një grua që kishte marrë pjesë në festë.

Unë nuk shqetësohem për koronavirusin. Nëse nuk e kisha marrë më parë më siguri e kam marrë tani.” – citohet të ketë thënë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *