Vendosni fjalën kyçe....

Sulm xhihadist në kampin ushtarak në Niger, vriten 25 ushtarë


Ushtria e Nigerit po përpiqet të kontrollojë përhapjen e grupeve të armatosura. Siç shkruan BBC, të paktën 25 ushtarë janë vrarë në një sulm të dyshuar xhihadist në një kamp ushtarak përgjatë kufirit perëndimor me Malin.

Më shumë se 60 militantë u vranë gjithashtu kur ushtria – e mbështetur nga partnerët – u përgjigj me fuqi ajrore, thotë ushtria e Nigerit.

Muajin e kaluar, 71 ushtarë u vranë në një pritë nga një bashkëpunëtor i grupit të Shtetit Islamik në rajon.

Së bashku me fqinjët e saj, Nigeri është prekur nga një rritje e dhunës nga militantët islamikë në Afrikën Perëndimore.

Nigeri është një nga anëtarët e grupit G5 Sahel të mbështetur nga francezët, një task forcë e krijuar nga drejtuesit e rajonit në 2014 i cili synon të luftojë militantët. Këtu bëjnë pjesë gjithashtu Burkina Faso, Mali, Mauritania dhe Çadi.

Por, pavarësisht krijimit të G5 Sahel dhe prezencës së 4500 ushtarëve francezë dhe më shumë se 14,000 paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, grupet xhihadiste kanë rritur sulmet e tyre.

Nigeri është një shtet që ndodhet në pjesën qendrore të  Afrikës veriore. Nigeri kufizohet me Libinë në veri, me Çadin në lindje, me Nigerinë e Beninin në jug, me Burkina Fason në veri-perëndim, dhe me Malin e Algjerinë në veri-perëndim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *