Vendosni fjalën kyçe....

Situatë alarmante në Greqi, mijëra të evakuuar nga zjarret në ishullin Samos (VIDEO)


Qindra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet në Greqi pasi situata vijon të jetë alarmante për shkak të zjarreve.

Rreth 700 zjarrfikës po luftojnë me flakët në të gjithë vendin, shkruan “BBC“.

Një nga zjarret më të këqija, në ishullin Samos, detyroi autoritetet të transferojnë njerëz nga disa hotele.

Zjarret ndodhin shpesh në Greqi kur temperaturat rriten në muajt e thatë të verës.

Të dielën, kreu i mbrojtjes civile në Greqi paralajmëroi për një “rrezik të lartë” të shpërthimit të zjarreve në disa zona, përfshirë rajonin jugor të Peloponezit dhe në Kretë.

Zjarri në Samos gjatë fundjavës çoi në evakuimin e rreth 1.000 turistëve dhe banorëve nga plazhet e njohura në lindje të ishullit, raporton agjencia greke e lajmeve ANA.

Më vonë, dy persona të moshës 40-vjeçare u arrestuan në Peloponez për zjarrvënie të qëllimshme, raporton gazeta greke Ekathimerini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *