Vendosni fjalën kyçe....

Forbes: Dwayne Johnson, aktori më i paguar për 2019-ën


Aktori më i paguar për vitin 2019 është Dwayne Johnson. Sipas shifrave të publikuara nga revista “Forbes”, aktori “Fast & Furious” arriti të ardhura totale prej 89.4 milion dollarë gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu aktori do të fitojë një pagë deri në 23.5 milion dollarë për filmin “Jumanji: Next Level” , ndërkohë që merr deri në 15 përqind nga filmi i parë i “Jumanji“, film që ka arritur të gjenerojë 962.1 milion dollarë në të gjithë botën në vitin 2017.

Për punën e tij në ekranin e vogël, Johnson ka marrë 700,000 dollarë për episodin e shfaqjes në HBO “Ballers“.

Johnson gjithashtu mori titullin si aktori më i paguar në 2016-ën, por ai doli në vendin e dytë në 2017 dhe në 2018.

Pas Johnson në vendin e dytë këtë vit ishte Chris Hemsëorth, i cili ka fituar 76.4 milion dollarë dhe në të tretin Robert Downey Jr. i cili mori 66 milion dollarë.

Të tjerët të listuar në dhjetëshen e aktorëve meshkuj më të paguar për këtë vit janë: Akshay Kumar (65 milion dollarë), Jackie Chan (58 milion dollarë), Bradley Cooper (57 milion dollarë), Adam Sandler (57 milion dollarë), Chris Evans (43.5 milion dollarë), Paul Rudd (41 milion dollarë), dhe Ëill Smith (35 milion dollarë).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *