Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në tren, gratë zihen me njëra-tjetrën (VIDEO)


Një pasagjere në trenin Virgun në Britani, ka marrë paralajmërim nga policia për shkak se ka sulmuar një grua tjetër në zonën e klasit të parë.

Sikurse shkruan “Mirror”, gruaja 55-vjeçare u përplas me një vajzë pasi besohet se ajo u zemërua me udhëtarët që qëndronin në një zonë të caktuar për karriget me rrota.

Gruaja që besohet të ketë qenë duke udhëtuar me një burrë me aftësi të kufizuara – mund të dëgjohet duke i drejtuar udhëtarëve fjalë ofenduese.

Një pasagjer tjetër filmoi incidentin, ku gruaja dëgjohet duke thënë: “Shikoni të gjithë. Shikojini ata”.

Dy gratë flasin kur në një moment njëra e godet tjetrën dhe njerëzit habiten.

Një grua e tretë, një brune siç shihet në video u fut në sherr duke i bërtitur agresores: “Mos i prek njerëzit. Askush nuk po abuzohet. Qetësohuni. Guxo prek dhe një njeri tjetër dhe betohem për Zotin se do ta humbas qetësinë.”

Sherri pastaj vijon mes atyre të dyja. Brunja pastaj filloi të flasë me një burrë në karrige me rrota “Largohu nga unë. Po rrokullisni karrocën tuaj mbi këmbët e mia”.

Sherri i nisur mes dy grave dhe i zgjeruar më pas dhe te pasagjerët e tjerë, ka ndodhur në orën 6:10 pasdite në trenin Virgin që po udhëtonte nga Birmingham për në Londër më 12 maj.

Gruaja nga Buckinghamshire e cila goditi tjetrën nuk u arrestua por u mor në pyetje nga oficerët pasi ajo u identifikua pas një hetimi tre-mujor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *