Vendosni fjalën kyçe....

Koutinjo drejt rikthimit në Angli, këtë herë kërkohet nga Arsenali


Filipe Koutinjo ka informuar Arsenalin se dëshiron t’i bashkohet klubit anglez në afatin kalimtar të janarit. 29-vjeçari pritet të largohet nga “Camp Nou” në afatin dimëror, pasi katalunasit janë në përpjekje që të zbresin pagat e futbollistëve kryesorë.

Një numër i madh i klubeve, si Everton, Totenham dhe Njukasëll kanë shprehur interesim për brazilianin. Por, raporti i fundit thotë se agjenti i Koutinjos ka udhëtuar në Londër që të hap negociatat me Arsenalin për një kalim të mundshëm në “Emirates Stadium”.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, braziliani ka zgjedhur “Topçinjtë” si skuadra e ardhshëm, të cilët edhe mund t’ia plotësojnë kërkesat e larta për pagë.

Ish ylli i Liverpullit ka shënuar dy herë në 16 paraqitje për Barcelonën gjatë këtij edicioni, derisa ka zhvilluar vetëm nëntë minuta në tre ndeshjet e fundit në La Liga.